Aurokom-Partneri juaj në ndërtim
Ofrojmë shërbime ndërtimi rezidenciale, komerciale dhe industriale, duke garantuar cilësi, siguri dhe korrektësi në çdo fazë të projektit.
35+ vite eksperiencë
100+ objekte të ndjekura
Mbi 500.000 m² ndërtim i realizuar
Shërbimet tona
Ndërtim Objektesh Banimi
Ndërtim shtëpish private, vila, apartamente dhe komplekse banimi të vogla, nga themeli deri në strukturë të sigurt dhe funksionale.
Ndërtim Objektesh Komerciale & Turistike
Ndërtim dyqanesh, zyrash, lokale shërbimi, agroturizma, bujtina dhe struktura turistike të përshtatura për përdorim biznesi.
Ndërtim Objektesh Industriale
Ndërtim fabrikash, magazinash, depove dhe punëtorive, sipas kërkesave teknike dhe standardeve të sigurisë.
Rikonstruksion & Shtesa Strukturore
Rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesa kati dhe përforcime strukturore për rritjen e jetëgjatësisë dhe sigurisë së ndërtesave.
Rreth nesh
Aurokom është një firmë ndërtimi me bazë në Shqipëri, e drejtuar nga ekspertë me mbi 35 vite eksperiencë në treg. Kompania ka ndërtuar me sukses ndërtesa banimi, objekte komerciale, industriale, fabrika dhe agroturizma, duke garantuar struktura të sigurta, të forta dhe të qëndrueshme.
Eksperienca dhe aftësitë tona teknike na lejojnë të realizojmë çdo projekt me profesionalizëm, duke respektuar standardet më të larta të ndërtimit dhe nevojat specifike të klientëve. Në Aurokom, besojmë se cilësia dhe siguria fillojnë nga themeli, dhe çdo projekt trajtohet me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale.
Jeni më të mirët ![]()
![]()
![]()
Ndërtesa ime duket gjithmonë më e re. Punime perfekte! Rekomandojmë pa dyshim Aurokom!
Mimoza Sila
Themeluese
Pasticeria Mon Amour
