Projektet tona
Disa nga projektet që kemi realizuar ndër vite
Objekti Industrial për Prodhimin e Pastiçerisë “Mon Amour”, Tiranë
Ofrojmë shërbime të plota për projektimin dhe ndërtimin e objekteve industriale, duke respektuar standardet më të larta të ndërtimit dhe kërkesat specifike të industrisë ushqimore. Projekti i Pastiçerisë “Mon Amour” përfshin një infrastrukturë të dizajnuar për efikasitet në prodhim, me hapësira të dedikuara për pranimin e lëndëve të para, përpunimin, pjekjen, ftohjen, paketimin dhe magazinimin, të gjitha të ndërtuara sipas protokolleve higjieno-sanitare dhe normave të sigurisë strukturore.
Objekti Industrial për Prodhimin e Pastiçerisë “Pelikani", Durrës
Ofrimi ynë përfshin projektimin dhe ndërtimin e objekteve industriale ushqimore, duke respektuar standardet e ndërtimit dhe kërkesat higjieno-sanitare. Pastiçeria “Pelikani” është një objekt funksional, me hapësira për pranimin e lëndëve të para, përpunimin, pjekjen dhe paketimin e produkteve, ndërtuar me infrastrukturë të sigurt dhe të qëndrueshme, të përshtatur për nevojat e prodhimit.
Ndërtimi i Kompleksit Agroturistik “Sacro e Profano”, Kavajë
Kompleksi agroturistik modern dhe funksional, i ndërtuar nga Aurokom, karakterizohet nga strukturë me harqe, që i jep një pamje klasike dhe elegante. Ndërtimi është realizuar me materiale cilësore dhe të qëndrueshme – beton të armatosur, tulla dhe gur për fasadat, si dhe elementë druri për brendësinë dhe dekorin tradicional. Kompleksi përfshin hapësira për mikpritje, akomodim, restoracion dhe aktivitete rekreative, duke respektuar standardet më të larta të ndërtimit, infrastrukturës dhe sigurisë.
Ndërtimi i Kompleksit Agroturistik, Dajt
Kompleksi është projektuar me strukturë me harqe dhe fasada të mbuluara me tjegulla tradicionale, duke i dhënë një pamje klasike dhe elegante. Ai përfshin hapësira funksionale për mikpritje, akomodim, restoracion dhe aktivitete rekreative, ndërthurur me materialet dhe dizajnin për të siguruar qëndrueshmëri, estetikë natyrore dhe komoditet maksimal për vizitorët. Struktura kombinon teknologjinë moderne të ndërtimit me elemente tradicionale, duke krijuar një ambient të harmonizuar dhe tërheqës.
Ndërtimi i Objektit Shkollor, Konizbaltë
Projekti, pjesë e investimit të TAP, përfshin projektimin dhe ndërtimin e një objekti shkollor modern dhe funksional, me hapësira për klasa, laboratorë, aktivitete sportive dhe administrative. Ndërtimi është realizuar sipas standardeve të larta të ndërtimit dhe sigurisë, me materiale cilësore dhe të qëndrueshme, si dhe me infrastrukturë të plotë për ujësjellës, energji elektrike, kanalizime dhe rrjet IT, duke siguruar një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për mësimdhënie dhe zhvillim edukativ.
Ndërtimi i Objekteve Parashkollore, Kopësht
Projekti përfshin ndërtimin e një objekti parashkollor funksional dhe të sigurt, me klasa, zona lojërash dhe ambiente administrative. Ndërtimi u realizua me materiale të qëndrueshme dhe sipas standardeve të ndërtimit dhe higjienës, duke siguruar një ambient modern dhe të përshtatshëm për edukim dhe zhvillim parashkollor.
Ndërtimi i Objekteve Rezidenciale Private – Vilë 2-Katëshe, Picallë
Ndërtimi i një vile 2-katëshe private në Picallë, përfshirë edhe pishinën, me dizajn modern dhe funksional, materiale cilësore dhe hapësira komode për banim.
Rikonstruksioni i Objekteve Administrative – Zyra e Konfederatës, Tirane
Rikonstruksioni i objektit administrativ të Zyrës së Konfederatës në Tiranë, duke përmirësuar funksionalitetin dhe estetikën e hapësirave, si dhe duke sjellë standarde moderne të punës dhe komoditet maksimal për stafin dhe vizitorët.
Ndërtimi i Infrastrukturës së Parkimit Privat, Durrës
Ndërtimi i infrastrukturës së një parkimi privat në Durrës, i projektuar për organizim optimal dhe siguri të automjeteve, duke përfshirë sistemet e drenazhit dhe kullimit të ujrave sipas standardeve moderne të ndërtimit.
